Japonia vendosi sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke ngrirë asetet e 398 qytetarëve rusë.
Në këto sanksione janë përfshirë edhe dy vajzat e Presidentit Vladimir Putin, Katerina Tikhonova dhe Mariya Vorontsova, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme e Japonisë.
Masat e reja synojnë gjithashtu anëtarët e familjes së ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, përkatësisht gruan e tij Mariya Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova, sipas njoftimit./UBTNews/