UBT News

Japonia miraton pilulën e parë të abortit

Një panel në Ministrinë e Shëndetësisë së Japonisë miratoi pilulën e parë të abortit, një hap i madh për të drejtat riprodhuese disa dekada pasi vendet e tjera i bënë të disponueshme ilaçet për abortin.

Të premten bordi farmaceutik miratoi pilulën MeFeego Pack, pilulë kjo e cila u prodhua nga kompania farmaceutike Linepharma, tha një zëdhënës nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.

Sipas ligjeve ekzistuese të Japonisë, gratë mund të abortojnë vetëm nëse shtatzënia mund “të dëmtojë ndjeshëm shëndetin fizik të personit për arsye trupore ose ekonomike” ose nëse ato mbesin shtatzënë për shkak të përdhunimit./UBTNews/

Exit mobile version