Të premten, Japonia miratoi një strategji të re të sigurisë kombëtare – një nga tronditjet më të mëdha të mbrojtjes së vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ky është një ndryshim i dukshëm nga qasja pacifiste e vendit, e cila ka dominuar ligjërimin e tij politik për dekada.
Shpenzimet ushtarake të Japonisë janë rritur për të kundërshtuar kërcënimet nga Kina dhe nga Koreja e Veriut. Zyrtarët e sigurisë të vendit paralajmëruan se Kina aktualisht paraqet “sfidën më të madhe strategjike ndonjëherë”.
Kabineti miratoi tri dokumente që përshkruanin ndryshimin e strategjisë – Strategjinë e Sigurisë Kombëtare (NSS), Udhëzimet e Programit të Mbrojtjes Kombëtare dhe Programin Afatmesëm të Mbrojtjes.
Tani shpenzimet e sigurisë së Japonisë do të rriten nga 1% e PBB-së në standardin e NATO-s prej 2% të PBB-së deri në vitin 2027./UBTNews/