Japonia mirëpriti 17.78 milionë turistë të huaj në gjysmën e parë të vitit 2024, njoftoi agjencia e turizmit e vendit.
Të dhënat për periudhën janar-qershor tregojnë se Japonia u vizitua nga 1 milion njerëz më shumë sesa në periudhën e vitit 2019, kur kishte 16.63 milionë vizitorë.
Më së shumti vizitorë kishte nga Koreja e Jugut, me 4.4 milionë, pastaj nga Kina, Tajvani dhe Amerika.
Fluksi i vizitorëve i ka dhënë një shtytje shumë të nevojshme ekonomisë së Japonisë./UBTNews/