Japonia miratoi një ligj që lejon reaktorët bërthamorë të funksionojnë përtej 60 vjetësh, ndërsa përpiqet të ringjallë sektorin për të përmbushur sfidat e energjisë dhe objektivat klimatike.
Projektligji synon të “krijojë një sistem furnizimi me energji elektrike që do të arrijë një shoqëri pa karbon”, tha një zëdhënës i parlamentit për AFP.
Sipas rregullave të reja, kufiri teknikisht mbetet 60 vite, por lejohen përjashtime për reaktorët që u është dashur të ndalojnë funksionimin për arsye “të paparashikueshme”.
Rregullat e reja lejojnë operatorët të përjashtojnë periudhat e mbylljes kur llogaritin vitet totale të funksionimit.
Megjithatë, operatorët kërkojnë miratimin nga mbikëqyrësi i sigurisë bërthamore të Japonisë për përjashtimin dhe ligji përfshin gjithashtu masa që synojnë të forcojnë kontrollet e sigurisë në reaktorët e vjetëruar.
Qeveria dëshiron të “sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike duke promovuar përdorimin e burimeve të energjisë elektrike pa karbon”, tha në një deklaratë ministria japoneze e ekonomisë, tregtisë dhe industrisë./UBTNews/