Kryeministri i Japonisë i ka thënë Benjamin Netanyahut që të minimizojë viktimat civile në Gaza.
Gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit, Fumio Kishida tha se ishte thelbësore për të “qetësuar situatën me shpejtësi”, thuhet në një deklaratë nga qeveria japoneze.
Në përgjigje, Netanyahu përcaktoi qëndrimin e Izraelit për operacionin ushtarak në Gaza, thuhet në njoftim, pa dhënë detaje.
Izraeli ka qenë nën presion në rritje ndërkombëtar për të shmangur vrasjen e palestinezëve të pafajshëm gjatë luftës së tij kundër Hamasit./UBTNews/