Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi i kërkoi Kinës të “ndalojë menjëherë” stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, në përgjigje të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi në ishull.
Kjo kërkesë e Japonisë vjen pas zhvillimeve që përfshijnë pesë raketa balistike afër Tajvanit.
Hayashi u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në Phnom Penh për samitin ministror të ASEAN-it, dhe të dy dënuan ashpër veprimet e Pekinit.
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, anuloi intervistën me Hayashi.
Tajvani tha se Kina lëshoi 11 raketa balistike në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit, raporton BBC.