UBT News

Japonia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, disa muaj pas shpalljes së saj

Qeveria japoneze ka njoftuar dje se këtë javë do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që të ndihmojë në rimëkëmbje ekonomike.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga, tha se gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë më 30 shtator dhe kufizimet antiCOVID do të hiqen gradualisht “në mënyrë që të rikthehen aktivitetet e përditshmërisë”.

Ai ka shtuar se procesi i vaksinimit do të vazhdojë, kjo për të qenë gati në rast të ndonjë shpërthimi të ri të infektimeve në të ardhmen.

Gjendja e jashtëzakonshme në Japoni, e shpallur në muajin prill, është zgjatur disa herë për shkak të shifrave të larta të infektimeve.

Exit mobile version