Qeveria japoneze ka njoftuar dje se këtë javë do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që të ndihmojë në rimëkëmbje ekonomike.
Kryeministri japonez, Yoshihide Suga, tha se gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë më 30 shtator dhe kufizimet antiCOVID do të hiqen gradualisht “në mënyrë që të rikthehen aktivitetet e përditshmërisë”.
Ai ka shtuar se procesi i vaksinimit do të vazhdojë, kjo për të qenë gati në rast të ndonjë shpërthimi të ri të infektimeve në të ardhmen.
Gjendja e jashtëzakonshme në Japoni, e shpallur në muajin prill, është zgjatur disa herë për shkak të shifrave të larta të infektimeve.