UBT News

Japonia hap kufijtë për turistët ndërkombëtarë për herë të parë pas dy vitesh

Japonia, sot rihapi kufijtë e saj ndërkombëtarë për turistët pas një mbylljeje dyvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19, thanë mediat lokale.

Qeveria rifilloi lëshimin e vizave turistike për 98 vende dhe rajone, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Kinën, Korenë e Jugut, Indonezinë dhe Tajlandën për turne me guidë, raportoi Agjencia e Lajmeve Kyodo.

Autoritetet po planifikojnë të rifillojnë mbërritjet e turistëve nga e gjithë bota deri në fund të këtij muaji.

Ne do të bëjmë përpjekje për të rivendosur kërkesën për turizëm duke balancuar masat anti-virus dhe aktivitetet sociale dhe ekonomike“, citoi agjencia të ketë thënë ministri i Transportit dhe Turizmit, Tetsuo Saito, në një konferencë për shtyp, duke shtuar se grupi i parë i turistëve pritet të arrijë javën e ardhshme.

Japonia lehtësoi gradualisht kufizimet e COVID-19 për udhëtarët ndërkombëtarë këtë mars, kur hapi kufijtë për biznesmenët, studentët dhe qytetarët japonezë.

Përpara shpërthimit të COVID-19, i cili filloi në Kinë në fund të vitit 2019, por arriti në shumicën e vendeve në fillim të vitit të ardhshëm, Japonia kishte vendosur një objektiv prej 40 milionë vizitorësh të huaj për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2020, të cilat më vonë u shtynë deri në vitin 2021. /UBTNews/

Exit mobile version