UBT News

Japonia është e shqetësuar për fluturimin e përbashkët të avionëve kinezë dhe rusë

Zëdhënësi i qeverisë japoneze Hirokazu Matsuno tha sot se Japonia ka shprehur shqetësim përmes kanaleve diplomatike tek autoritetet ruse dhe kineze për fluturimin e përbashkët të avionëve ushtarakë nga të dy vendet pranë Japonisë të mërkurën.

“Frekuenca dhe përhapja e aktiviteteve të tilla pranë vendit tonë ngre shqetësimet tona të sigurisë”, tha Matsuno.

Autoritetet japoneze njoftuan dje se dy bombardues kinezë dhe dy rusë kishin fluturuar mbi Detin e Japonisë.

“Ne do të monitorojmë me kujdes zhvillimin e bashkëpunimit midis Rusisë dhe Kinës, me një ndjenjë shqetësimi” tha Matsuno, duke shtuar se Japonia “do të mbrojë me vendosmëri territoret e saj”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se bombarduesit rusë Tu-95MS dhe avionët ushtarakë kinezë H-6 fluturuan mbi Detin e Japonisë dhe Detin e Kinës Jugore për rreth tetë orë dhe se fluturimi u krye “në përputhje me ligjin ndërkombëtar” dhe ” pa depërtim në hapësirën ajrore”.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi sot se “Deti i Kinës Jugore po bëhet një rajon ku NATO dëshiron të rrisë tensionet”.

Exit mobile version