UBT News

Japonia e ndihmon Kosovën me 800 mijë euro në luftën kundër COVID-19

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla u takua me ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani. Në këtë takim u nënshkrua marrëveshja për donacion nga Qeveria e Japonisë në vlerë prej 800 mijë euro, për blerje të pajisjeve mjekësore dhe forcimin e luftimit të pandemisë COVID-19.

Japonia i shprehu mirënjohje të thella ambasadorit Mizutani për ndihmën që Japonia i ka dhënë Kosovës.

“Me mirënjohen më të thellë, e falënderova Ambasadorin MIZUTANI, popullin Japonez dhe Qeverinë e Japonisë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, për ndihmën që Japonia ka dhënë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës. Ne jemi të përkushtuar të thellojmë edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, me fokus të veçantë aspektin ekonomik.”, shkroi Haradinaj – Stublla në Facebook./UBTNews

Exit mobile version