UBT News

Japonia do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të Covid-19

Qeveria japoneze ka vendosur të zgjasë periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të vazhdimit të trendit të rritjes së rasteve të coronavirusit (COVID-19).

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, e cila ka cituar burime qeveritare, kohëzgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është planifikuar të përfundojë më 12 shtator, do të zgjatet për tri javë.

Kryeministri Suga Yoshihide gjatë javës do të takohet me ministrin e Shëndetësisë Tamura Norihisa dhe anëtarin e kabinetit qeveritar përgjegjës për masat anti-COVID-19, Nishimura Yasutoshi.

Kryeministri Suga do të shpallë vendimin përfundimtar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas këshillave të Bordit Këshillimor Përgjegjës për Masat Kundër Coronavirusit, transmeton Anadolu Agency.

Aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme zbatohet në 21 shtete në gjithë vendin, përfshirë zonat metropolitane të Tokios dhe Osakës.

Mediat lokale theksojnë se Lojërat Olimpike të Tokios që u mbajtën nga 23 korriku deri më 8 gusht dhe Lojërat Paroalimpike më 24 gusht – 5 shtator, rritën numrin e rasteve të të infektuarve në kryeqytetin Tokio.

Numri i rasteve me COVID-19 në Japoni është rritur në mbi 1,58 milionë, kurse ai i vdekjeve në 16.412.

Exit mobile version