UBT News

Japonia do të shtojë 140 individë në listën e sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se 140 persona nga Rusia do t’i shtohen listës së ngrirjes të aseteve, ndërsa ndalimi i eksportit do të zgjerohet në firmat ushtarake ruse.

Kishida, duke folur në Londër nëpërmjet një përkthyesi pas një takimi me kryeministrin britanik Boris Johnson, shtoi se tani ishte koha që Grupi i Shtatë vendeve udhëheqëse të forconte unitetin e tij./UBTNews/

Exit mobile version