Japonia do t’i hapë dyert për turistët e huaj, dy vjet pasi mbylli kufijtë për shkak të pandemisë COVID-19.
Turistët mund ta vizitojnë vendin pa vizë dhe nga 11 tetori nuk do t’u duhet të shkojnë në agjenci udhëtimi.
Vizitorët do të duhet të dëshmojnë se i kanë tri dozat e vaksinës apo testin negativ për COVID-19.
Njoftimi i Japonisë vjen në të njëjtën periudhë kur Tajvani dhe Hong Kongu relaksuan masat e hyrjes për vizitorët.
Tajvani do të heqë masat e karantinës për turistët e huaj nga mesi i tetorit, ndërsa Hong Kongu tha të premten se do të lehtësojë kufizimet për karantinim nga 26 shtatori./UBTNews/