UBT News

Japoni: Të dehurit që po i zë gjumi në rrugë po vdesin në aksidente trafiku

Policia në kryeqytetin e Japonisë po u bën thirrje njerëzve që të zvogëlojnë konsumin e alkoolit këtë sezon festash pas një rritjeje të vdekjeve në mesin e përdoruesve të alkoolit të cilët po goditen nga veturat pasi po i zë gjumi në rrugë.

Që nga 25 nëntori, dhjetë persona kanë vdekur në aksidente të tilla këtë vit, tha policia e Tokios në një postim në Twitter, duke përfaqësuar 22 për qind të të gjitha vdekjeve të këmbësorëve në kryeqytet.

“Kjo është dyfishi i asaj që ishte vitin e kaluar. Këmbësorë, pini me masë”, thuhet në postim.

Policia po shqetësohet se numri i viktimave mund të rritet për shkak të festave të fundvitit, veçanërisht pasi jeta e natës u rikthye pas lehtësimit të masave kundër COVID-19.

Departamenti ka lëshuar një video për shërbimin publik duke paralajmëruar njerëzit për rreziqet e pirjes së tepërt dhe si përkujtues për sigurinë rrugore. Do të shfaqet brenda 60 mijë taksive me monitorë në Tokio në prag të Vitit të Ri./UBTNews/

Exit mobile version