Reshjet e dendura të borës në Japoninë veriore dhe pjesë të tjera të vendit vranë të paktën 17 persona dhe plagosën më shumë se 90 të tjerë gjatë fundjavës së Krishtlindjes, thanë autoritetet.
Një zyrtar i Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive të Japonisë tha se një grua rreth të 70-ave vdiq pasi u varros nën borën që ra nga një çati në qytetin Nagai, ku bora ishte grumbulluar më shumë se 80 centimetra deri të shtunën.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha javën e kaluar se reshjet e borës në disa pjesë ishin grumbulluar në nivele shumë mbi mesataren, përcjell UBT News.
Japonia ka parë kushte gjithnjë e më të pafavorshme të motit vitet e fundit. Klima e saj është kryesisht e butë, por po ndryshon shumë nga veriu në jug.
Dhjetori pati stuhi të forta dëbore në rajonet verilindore si Hokkaido, ndërsa pjesë të jugut u goditën nga shirat e dendur, dhe nga një tajfun i fuqishëm në shtator.
Ndërsa në qershor, Tokio përjetoi një valë të nxehti që pa temperaturat të kalojnë një rekord prej 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit)./UBTNews/