Një kalavesh rrushi i kuq “Ruby Roman” në Japoni u shit për 1,4 milion jen (12.700 dollarë amerikanë).
Shitja u bë në një ankand të organizuar në rajonin japonez Kanazawa në fillim të sezonit të vjeljeve të një lloji të rrushit shumë të vlerësuar.
Pronari i zinxhirit me pakicë nga Tajvani, Hsieh Ming-ta, bleu kalaveshin e parë të sezonit për një rekord prej 1,4 milion jen.
“Unë dua ta prezantoj këtë lloj të rrushit në Tajvan. Mund të duket si shumë para, por nuk është kështu nëse merr parasysh të gjithë përpjekjen dhe mundin që bëjnë fermerët në fusha”, tha Ming-ta.
Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se një total prej 253 kalaveshësh rrushi të kuq u shitën në vjeljen e parë.
Kultivuesit e rrushit në Japoni janë të kënaqur me rendimentin, por edhe me shijen e rrushit, i cili është jashtëzakonisht i ëmbël për shkak të motit me diell para vjeljes.
Lloji i rrushit “Ruby Roman” karakterizohet nga një shkallë e ulët e pranisë së acidit dhe një përqendrim i lartë i sheqerit, kurse për herë të parë në tregjet e Japonisë u shfaq në gusht 2008.