UBT News

Japoni: Ministri i katërt jep dorëheqje brenda tre muajsh

Kryeministri japonez, Fumio Kishida shkarkoi të martën ministrin e Rindërtimit, Kenia Akiba.

Ai është ministri i katërt që largohet nga kabineti i Kishidës brenda tre muajsh. Qeveria e Japonisë është tronditur nga skandalet që kanë të bëjnë me financimin dhe lidhjet me Kishën e Unifikimit.

Kishida njoftoi se Akiba do të zëvendësohet nga ish-ministri i Rindërtimit, Hiromichi Watanbe.

Pse Kenia Akiba dha dorëheqjen?

Akiba po përballet me akuzat se ka bërë pagesa të paligjshme politike për ndihmësit, gruan dhe nënën e tij.

“Besoj se nuk ka paligjshmëri sa i përket veprimeve të mia”, tha ish-ministri.

“Ndjej përgjegjësi që një ministër ka dhënë dorëheqje”, tha Kishida. “Duhet të vazhdojmë të përballemi me një mal me detyra në dorë. Unë dua të përmbush përgjegjësinë time duke vazhduar punën e politikës”./UBTNews/

Exit mobile version