9 milionë personave iu kërkua të evakuohen në Japoni pasi vendi u godit nga një prej tajfuneve më të këqija ndonjëherë. Super tajfuni Nanmadol la të vdekur dy persona dhe 90 të tjerë u lënduan.
Tajfuni goditi ishullin Kyushu, më jugorin nga katër ishujt kryesorë të Japonisë mëngjesin e së dielës dhe pritet të arrijë në Honshu, ishullin më të madh, gjatë ditëve në vijim.
Dhjetëra mijëra njerëz e kaluan të dielën mbrëma në strehimore emergjente dhe pothuajse 350 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike.
Transporti dhe bizneset janë ndërprerë dhe vendi është i përgatitur për përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu./UBTNews/