Menaxherët e kontratës 12 milionëshe të Komunës së Prishtinës për “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, kanë dhënë dorëheqje.
Në njoftimin e tyre thuhet se ata kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme.
“Ju njoftojmë se me datë 04.06.2024, si ekip menaxhues i SHAK, kemi dhënë dorëheqje të parevokueshme nga menaxhimi i kësaj kontrate. Andaj për çdo informatë ju rekomandojmë t’i drejtoheni zyres se prokurimit për caktim të ekipit tjetër për menaxhim të kontratës apo çfarëdo informate tjetër rreth operatorit ekonomik”, thuhet aty.
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, tha se arsyet e dorëheqjes duhej t’i dinte Prokuroria e Shtetit.
“Të gjithë menaxherët e kontratës “Shërbimi i Arkitetkit të Kryeqytetit”, – kontrata 12 milionëshe e vizatimeve të bukura – kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre. Arsyet i dinë ata, i dinë edhe Përparim Rama, e do të duhej t’i dinte edhe Prokuroria e Shtetit”, shkroi ai.