Më shumë se gjysma e objekteve të dëmtuara të ngrohjes në Ukrainë janë restauruar, sipas kompanisë energjetike YASNO, e cila furnizon energji elektrike dhe gaz natyror.
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë tha se “316 objekte të furnizimit me ngrohje janë restauruar tashmë, që është 53.3% e numrit të përgjithshëm të objekteve të prekura”.
“Pavarësisht granatimeve të vazhdueshme, Ukraina ka filluar sezonin e ngrohjes – 99.7% e kaldajave kanë filluar të funksionojnë, 99.6% e ndërtesave të banimit, 97.9% e kopshteve, 98.9% e shkollave dhe 99.9% e objekteve të kujdesit shëndetësor janë pajisur me ngrohje”, tha shefi i YASNO, Sergej Kovalenko.
Sipas tij, tani po bëhen përpjekje për të vazhduar punën në Kharkiv dhe Kherson, ku situata mbetet e vështirë./UBTNews/