UBT News

James Webb zbulon lindjen e mijëra yjeve në Pismis 24

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur një imazh spektakolar që tregon mijëra yje të rinj, 5.500 vite dritë larg Tokës, dhe një re pluhuri dhe gazi ku po formohen yje.

Një grup yjesh të rinj, Pismis 24, është fotografuar pas më shumë se 5 orësh ekspozim.

Pismis 24 është një klaster yjesh shumë i ri (star cluster), pjesë e nebulozës së Lobsterit (NGC 6357) në konstelacionin Skorpi.

James Webb, më i madhi dhe më i fuqishmi teleskop hapësinor, vëzhgon universin në spektrin infra të kuq, duke depërtuar në pluhurin hapësinor për të regjistruar lindjen e yjeve.

Ekspozimi për këtë imazh ka qenë mbi 5 orë, që lejon shkrepje shumë të qarta dhe me detaje të mëdha në strukturat e pluhurit, gazit dhe formimit yjor.

Imazhi na tregon se si strukturat e pluhurit dhe gazit reagojnë ndaj energjisë së fortë të yjeve super-masivë: kjo ka implikime për të kuptuar se si sistemi diellor, planetet dhe formimi i yjeve të vegjël mund të ndikohen nga yjet e mëdhenj rrethues.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Exit mobile version