James Cleverly ka thënë se Ukraina ka “të drejtën legjitime” për të mbrojtur veten dhe mund të “projektojë forcë” përtej kufijve të saj.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga redaktorja e sigurisë dhe mbrojtjes e Sky News, Deborah Haynes, në lidhje me sulmin me dron të Moskës këtë mëngjes dhe nëse Ukraina ka të drejtë të sulmojë territorin rus, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha se nuk do të spekulonte për natyrën e sulmit.
Por ai tha se Kievi ka “të drejtën legjitime për të mbrojtur veten”.
“Ajo ka të drejtën legjitime për ta bërë këtë brenda kufijve të saj, natyrisht, por gjithashtu ka të drejtë të projektojë forcë përtej kufijve të saj për të minuar aftësinë e Rusisë për të projektuar forcën në vetë Ukrainën”, shtoi ai, duke folur në një konferencë shtypi në Estonia.
Cleverly tha se “objektivat legjitime ushtarake” përtej kufirit të Ukrainës janë pjesë e vetëmbrojtjes së saj.
“Ne duhet ta pranojmë këtë”, tha ai./UBTNews/