James Cameron vuri në dukje një “ngjashmëri” midis tragjedisë së OceanGate dhe fundosjes së anijes Titanic në 1912.
“Jam i goditur nga ngjashmëria e vetë katastrofës së Titanikut, ku kapiteni u paralajmërua në mënyrë të përsëritur për akullin përpara anijes së tij dhe megjithatë ai shkoi me shpejtësi të plotë në një fushë akulli në një natë pa hënë”, tha regjisori i “Titanic” gjatë një interviste për ABC News.
“Dhe shumë njerëz vdiqën si rezultat [i kësaj]”.
Cameron, i cili ka vizituar rrënojat historike shumë herë vetë, u shpreh “i habitur” pasi Stockton Rush u paralajmërua të mos vazhdonte me zhytjen.
Ai kujtoi se “njerëzit kryesorë në komunitetin e inxhinierisë së zhytjes së thellë” i shkruajtën letra shefit ekzekutiv të OceanGate, duke e paralajmëruar atë për rreziqet përpara udhëtimit.
Sipas 68 vjeçarit, profesionistët i thanë atij se zhytësja e tij ishte “shumë eksperimentale për të transportuar pasagjerë” dhe se duhej të “çertifikohej” më tej përpara se të çonte njerëz në fund e oqeanit.
Pesë personat që vdiqën gjatë udhëtimit ishin Rush, 61 vjeç, Hamish Harding, 58 vjeç, Paul-Henri Nargeolet, 77 vjeç, Shanzada Dawood, 48 vjeç dhe djali i tij Sulaiman Dawood, 19 vjeç.
Pas një misioni të gjerë kërkim-shpëtimi disaditor, zyrtarët e Rojës Bregdetare të SHBA-së deklaruan të enjten se ata arritën në përfundimin se pasagjerët nuk janë më gjallë./UBTNews/