Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi deklaroi se nuk ndjehet fajtor dhe as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë.
“Unë deklarohem jo fajtor. S’kam asnjë faj të vetëm, s’di si ta them ndryshe”, deklaroi ai në seancën e parë gjyqësore që u mbajt në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Krasniqi deklaroi se nuk ka dashur të ketë avokat mbrojtës, por kjo ndodhi me insistimin e familjarëve dhe shokëve./UBTNews