UBT News

Jakup Krasniqi i reagon prokurorit Smith

Në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, Jakup Krasniqi i ka reaguar prokurorit Jack Smith, duke i kërkuar që të mos flasë në emër të shqiptarëve.

Krasniqi i ka thënë që ai nuk e ka këtë të drejtë përderisa është duke dënuar një luftë të cilën e bënë për shtetndërtim dhe barazi.

“E kisha lutur prokurorin që nëse ai duhet të flasë në emër të dikujt ose nëse duhet të flasë në emër të krimeve të pretenduara, ai le të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit që ka përdorur Serbia që nga vitit 1876-1878 ndaj popullit të Kosovës. Në emër të popullit tim dhe në emër të luftës dhe sakrificave flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumëvjeçare të kombit tim, dhe në mënyrë të veçantë luftën e fundit të popullit për liri barazi e shtetndërtim. Për çka ne e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare dhe e kemi çliruar Kosovën dhe sot është i lirë nga ai regjim”, ka thënë ai./UBTNews

Exit mobile version