Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaron se duhet të ketë zgjidhje në mënyrë që të mos ketë thellim të krizave politike.
Ajo pas vizitës në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, pak para mbajtjes së seancës për presidentin, theksoi se kjo çështje është në dorën e deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
“Ne gjithmonë duhet të mundohemi që të mos thellojmë më tutje krizat politike. Ia kemi obligim shtetit, gjithsecilit qytetar të Kosovës qe të gjejmë zgjidhje që hyjnë në funksion të mëtutjeshëm të proceseve që kalon Kosova”, thotë ajo.
Ajo nuk është përgjigjur nëse duhet të zgjedhjet presidenti apo duhet të shkohet në zgjedhje. Mirëpo ka lënë të kuptohet se nuk është për thellim të krizave politike.