Themeluesi i rrjetit social Twitter, Jack Dorsey, po largohet nga posti i drejtorit ekzekutiv të kompanisë.
Dorsey, që themeloi Twitterin në vitin 2006, shërbeu si drejtor ekzekutiv i Twitterit dhe i kompanisë Square.
“Është koha të largohem”, shkroi ai mes tjerash, duke shtuar se “kompania duhet të vazhdojë përpara”.
Dorsey ishte nën presionin e madh të disa investitorëve që kërkuan qysh nga viti i kaluar që ai të tërhiqet.
Vlera e aksioneve të Twitter është rritur dukshëm që nga publikimi i lajmit për largimin e tij./UBTNews