Kur tepër shpejt tendosni muskulin, ndodh lëndimi, d.m.th. pëlcitja e fijeve muskulore.
Sa më shumë fije të jenë të shkëputura, lëndimi është më serioz. Shkoni te mjeku nëse zona e lënduar është shtangur apo përflakur, apo nëse me rastin e lëvizjeve shkakton dhimbje të madhe. Ndërkohë, ndiqni këtë tabelë kohore të trajnerit të kondicionit, Shon Grosse.
24 orët e para deri në 48 orë
Zvogëloni dhembjen dhe ënjtjen me metodën R.I.C.E (Rest=pushim, ice=akull, Compresson = kompresioni, Elevation – elevacioni).
Mbështillni fashën elastike rreth vendit të lënduar, aq fort që të bëjë kompresonin pa ngadalësimin e qarkullimit të gjakut. Ngrini vendin e lënduar mbi lartësinë e trupit dhe pushoni duke shtuar akull në çdo 2–3 orë nga 15-20 minuta derisa jenë të zgjuar.
Xhelet kundër përflakjes, që përmbajnë ibuprofen ndihmojnë, por mos i përdorini më gjatë se 4 ditë, se çrregullojnë shërimin e muskujve.
Pas 3 deri në 4 dite
Që të pengoni shtangimin dhe dobësimin e zonës së lënduar filloni me lëvizje dhe zgjidhjen. Do të ndieni dhembje të butë, mirëpo nuk bën të matet me dhembjen nga lëndimi. Një apo dy herë në ditë, lëvizja e lehtë e zonës së lënduar në seri prej 10–20 përsëritjeve, duke shtuar vëllimin e lëvizjeve në çdo seri. Lehtë shtrini zonën e lënduar. Provoni 5–10 përsëritje me shtytje nga 30 sekonda. Ndjenja nuk është e këndshme, por do të ndihmojë.
Pas 2 deri në 3 jave
Shtoni ngarkesën me pesha, përsëritje e seri të barabarta 50% të ngarkesave të aplikuara para lëndimit. Ndërprisni shtimin e ngarkesës nëse ndieni dhembje dhe mos kaloni në nivelin pasues derisa dhembja të pushojë. Nëse në këtë fazë të shërimit hetoni shtangim a ënjtje, nëse dhembja çrregullon aktivitetet e përditshme ose nëse ndiheni jo këndshëm në pjesën e lëndimit, shkoni te mjeku. /UBT News/