UBT News

Ja si të qetësoni inflamacionin dhe skuqjen në lëkurë me të bardhën e vezës!

Arsyet pse mund të keni inflamacion apo skuqje në fytyrë mund të jenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga alergjia, dieta ushqimore dhe reaksionet e ndryshme që shkaktojnë produktet kozmetike.

Më poshtë gjeni një maskë shumë efektive në këtë drejtim me të bardhën e vezës.

Përbërësit:

  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë çaji me xhel aloe vera
  • 1 lugë me çaj kamomili (lëngu i marrë pasi keni zierë bimën e kamomilit)

Udhëzime:

  • Në një enë rrihni të bardhën e vezës derisa të bëni një shkumë të qendrueshme. Shtoni më pas çajin dhe xhelin e aloe veras.
  • I përzieni mirë të gjithë përbërësit.
  • Aplikojeni në fytyrën e larë më parë, me duar ose me ndihmën e një furçeje.
  • Masazhojeni lëkurën butësisht me lëvizje rrethore.
  • Pas 20-25 minutash e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm dhe e fshini me një peshqir të pastër.

Do të shikoni që nga përdorimi i kësaj maskë dy herë në javë fale xhelit të aloe veras dhe kamomilit, inflamacioni dhe skuqja në lëkurën tuaj do të jetë reduktuar ndjeshëm./neps

Exit mobile version