UBT News

Ja sesi të fshihni numrin e pëlqimeve të postimeve në Instagram

11/14/19 - ROWLEY, MA. - Instagram stock on Nov. 14, 2019. Photo by Ruby Wallau/Northeastern University

Përdoruesit e Instagram tashmë mund të fshehin numrin e pëlqimeve që marrin në postimet e tyre. Është një opsion i konsideruar prej kohësh nga rrjeti social dhe tashmë pas një përditësimi të fundit të aplikacionit mund ta aktivizoni.

Ja sesi të fshihni numrin e pëlqimeve të postimeve në Kohështrirjen e Instagram

Duke ndjekur hapur si mëposhtë do të mund të fshihni numrin e pëlqimeve në postimet tuaja në Instagram.

  1. Navigoni në profilin tuaj
  2. Klikoni menunë Hamburger në cepin e djathtë lart
  3. Përzgjidhni opsionin Settings nga menuja që shfaqet
  4. Më pas klikoni Privacy dhe më pas Posts
  5. Klikoni sliderin ngjitur me funksionin Hide Like and View Counts

Nëse dëshironi të fshihni numrin e pëlqimeve në postimet tuaja individuale, Instagram jua mundëson këtë gjithashtu.

  1. Shtypni butonin e krijimit dhe zgjidhni Post nga opsionet
  2. Ngarkoni imazhin ose videon dhe zgjidhni Next
  3. Në faqen e re të postimit klikoni Advanced Settings. Do të dërgoheni tek një faqe ku mund të fshihni komentet, shpërndarjes, pëlqimet dhe shikimet
  4. Aktivizoni opsionin Hide Like and View Counts on this post.
  5. Kthehuni pas dhe përfundoni postimin e imazhit ose videos

/PCWorld Albanian

Exit mobile version