Përdoruesit e Instagram tashmë mund të fshehin numrin e pëlqimeve që marrin në postimet e tyre. Është një opsion i konsideruar prej kohësh nga rrjeti social dhe tashmë pas një përditësimi të fundit të aplikacionit mund ta aktivizoni.
Ja sesi të fshihni numrin e pëlqimeve të postimeve në Kohështrirjen e Instagram
Duke ndjekur hapur si mëposhtë do të mund të fshihni numrin e pëlqimeve në postimet tuaja në Instagram.
- Navigoni në profilin tuaj
- Klikoni menunë Hamburger në cepin e djathtë lart
- Përzgjidhni opsionin Settings nga menuja që shfaqet
- Më pas klikoni Privacy dhe më pas Posts
- Klikoni sliderin ngjitur me funksionin Hide Like and View Counts
Nëse dëshironi të fshihni numrin e pëlqimeve në postimet tuaja individuale, Instagram jua mundëson këtë gjithashtu.
- Shtypni butonin e krijimit dhe zgjidhni Post nga opsionet
- Ngarkoni imazhin ose videon dhe zgjidhni Next
- Në faqen e re të postimit klikoni Advanced Settings. Do të dërgoheni tek një faqe ku mund të fshihni komentet, shpërndarjes, pëlqimet dhe shikimet
- Aktivizoni opsionin Hide Like and View Counts on this post.
- Kthehuni pas dhe përfundoni postimin e imazhit ose videos
/PCWorld Albanian