Ashtu si Windows 10-ta, edhe sistemi i ri operativ Windows 11 vjen me temat e bardha dhe të zeza që mund ti aplikoni në varësi të preferencave tuaja. Nëse shkoni për temën e errët, dritaret e sistemit operativ do të jenë të zeza.
Duke shkuar për temën e bardhë, e njëjta do të ndodhë edhe me dritaret. Kur aktivizoni temat respektive ato aplikohen në mënyrë për përhershme.
Windows 11 nuk ka një opsion shtesë që ju ndihmon të aktivizoni temat sipas orareve të ditës në mënyrë automatike. Megjithatë ekziston një mënyrë për ta bërë këtë dhe konkretisht është një aplikacion.
Aplikoni Dark Mode në mënyrë automatike
Auto Dark Mode është një aplikacion falas për tu shkarkuar, instaluar dhe përdorur ku ju mund të aktivizoni modalitetin dark dhe light në automatikisht.
Për shembull mund të përdorin modalitetin dark pas orës 18:00 dhe modalitetin light pas orës 09:00. Aplikacioni ju jep kontroll të plotë mbi kohën.
- Shkoni në uebsajtin e Auto Dark Mode në GitHub
- Klikoni AutoDarkModeX_10.1.10.exe për të shkarkuar instaluesin
- Shkoni tek dosja ku e keni ruajtur skedarin e shkarkuar
- Klikoni dy herë mbi AutoDarkModeX_10.1.0.10.exe për të hapur udhëzuesin e instalimit
- Me tu instaluar Auto Dark Mode do të hapet automatikisht
- Zgjidhni orën kur dëshironi që temat të ndryshojnë si në imazhin e paraqitur
- Më pas përzgjidhni ose aktivizimin e dark/light mode sipas orës së lindjes dhe perëndimit të diellit me opsionin From Sunset to Sunrise ose mund ta vendosni orarin manualisht duke klikuar Set Custom Hours
Programi do të ngelet i hapur edhe pasi të keni mbyllur dritaren./PCWorld Albanian