Kafeja përveç se është e shëndetshme, mund të ndikojë negativisht nëse konsumohet në këto raste. Studime të ndryshme kanë treguar se kafeja nuk shërben për t’u zgjuar nga gjumi, por ul edhe rrezikun për t’u prekur nga kanceri, demenca, sëmundjet e zemrës, përshpejton metabolizmin.
Por, të njëjtat studime sugjerojnë se duhet ta shmangni kafen në raste të caktuara, për të shmangur efektet anësore, duke filluar nga ankthi deri tek rreziku për zhvillimin e kancerit.
Katër rastet kur nuk duhet të pini kafe:
Nëse është shumë e nxehtë – Konsumimi i pijeve të nxehta, si kafja apo çaji, mund të shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët e mjekësisë. Mendohet se temperatura, dhe jo substancat e pijeve, shkakton kancer të ezofagut nëse është mbi 65 gradë celsius.
Ju zë ankthi – Nëse ndiheni si në ankth sapo pini kafe, duhet të fajësoni këtë të fundit. Kafeina ka efekt stimulues në sistemin nervor, që shkakton lëshimin e hormonit kortizol të stresit. Në këtë rast e përkeqëson edhe më shumë ankthin dhe problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga depresioni.
Kur je duke “ngordhur” për gjumë – Kafja mund të duket një zgjidhje e mirë nëse do ta gdhish mëngjesin, në rast të kundërt jo. Përpiquni mos të pini kafe para se të flini, pasi është e sigurt se nuk do t’ju zërë gjumi. Nëse nuk do të flini të paktën 7 orë në natë, do të fillojnë të shfaqen probleme në shëndet.
Mos pini kafe si të zgjoheni – Pirja e kafes pa gdhirë nuk do t’ju shtojë nivelet e energjisë. Kjo se në orët e para të zgjimit, nivelet e hormonit kortizol të stresit janë në kulmin e tyre, dhe ju japin një rritje normale të energjisë. Prandaj ekspertët bien dakord që kafen e parë të mëngjesit ta pini rreth orës 10:00 deri në 12:00, kur nivelet e kortizolit kanë bien. /UBT News/