UBT News

Ja pse duhet të hani vezë çdo mëngjes!

Vezët janë një ushqim për t’u lakmuar për shkak të proteinave dhe vitaminave që ato përmbajnë. Ne po sjellim për ju disa arsye pse ju duhet të hani vezë çdo ditë.

Sepse do të merrni të gjitha proteinat që ka nevojë trupi juaj. Ato ju presin urinë në mëngjes, kështu që nëse ju hani vetëm një kokërr vezë, do të qëndroni shëndetshëm dhe nuk do të shtoni peshë.

Ju mbrojnë sytë nga dëmtimi. Nëse doni të keni shikim të mirë, ju këshilloheni të hani vezë. Vezët ju mbrojnë sytë nga dritat e forta të diellit, ose drita blu e telefonit tuaj në darkë.

Nëse ju kanë thënë që veza rrit kolesterolin në gjak, mos e besoni! Vezët nuk kanë aq sasi të madhe kolesteroli, sa t’ju bëjnë të sëmureni.

Nëse doni të krijoni muskuj, ose t’i forconi, konsumimi i vezëve është tejet i rëndësishëm./dritare.net

Exit mobile version