Shumë prej nesh kanë varësi nga kafja dhe gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është konsumimi i saj me stomakun bosh. Sipas trajnerit personal Max Lowery, thotë se ky veprim është i gabuar. Sipas një studimi nëse gjëja e parë që pinë në mëngjes është kafja, ju vetëm do të ndiheni më të lodhur. Sipas tij, rekomandohet të konsumohet rreth orës 9:30 dhe 11:30 të mëngjesit, në mënyrë që të ndiheni më të freskët para një takimi apo më të fuqishëm para stërvitjeve fizike.
Kafeina ndihmon në përforcimin e performancës dhe nivelet tona të kortizolit arrijnë majat mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit, prandaj është mirë që gjatë kësaj kohe të shmangni konsumimin e kafes.
Shumë mendojnë se një kafe e fortë pas gjumi tëkeq është mënyra e duhur për zgjimin, por studimi ka treguar se duhet që të konsumoni vaktin e mëngjesit para se të pini kafen. Pirja e kafes mund të ketë efekt negativ në kontrollon e sheqerit në gjak, një faktor rreziku për diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
Në studimin e kryer nga Universiteti Bath morën pjesë 29 gra dhe burra për tre eksperimente të ndryshme. Kafja e konsumuar para mëngjesit rriti ndjeshëm reagimin e glukozës në gjak me rreth 50% – duke treguar se konsumimi i saj pas një nate të keqe, për të mos u ndjerë të lodhur në mëngjes mund të kufizojë aftësinë e trupit për të toleruar sheqerin, sipas CNN.
Profesori James Betts, bashkë-drejtor i Qendrës për Ushqyerjen dhe Metabolizmin në Universitetin e Bath në Britani tha në një deklaratë për shtyp se mund të jetë e këshillueshme që njerëzit të mos konsumojnë një kafe të fortë brenda një ore para një mëngjesi të pasur me karbohidrate. /UBT News/