UBT News

Ja mënyrat si të parandaloni tharjen e lëkurës gjatë dimrit

Moti i ftohtë e i lagësht njihet si armiku më i madh i lëkurës. Kur themi këtë kemi parasysh lëkurën e butë, të shëndetshme e plot shkëlqim.

Meqë jemi në stinën e dimrit, nevoja për të parandaluar çdo lloj acarimi në lëkurë është më shumë se kurrë prezente.

Duarve, fytyrës apo skalpit të thatë, mund ti gjeni një kurë fare të thjeshtë edhe gjatë stinëve të ftohta, mjafton të jini pak të kujdesshëm gjatë përditshmrisë që lëkura juaj t’ju falënderojë.

Mbulohuni sa më shumë – Nuk është një lajm i ri që në dimër duhet të vishesh sa më trashë e me rroba sa më të ngrohta, ekspertët dermatologë e theksojnë këtë, ajri i ftohtë dhe i thatë i dimrit arrin ta thajë edhe lëkurën.

Gjatë dimrit lëkurën arrin të humbasë rreth 25% të elasticitetit natyral të saj, duke e bërë të ndihet më e thatë e për pasojë të çahet dhe lëkura të bjerë, mbuloni duart, po ashtu fytyrën apo kokën sa më shumë nga i ftohti i acartë.

Ajri brenda shtëpisë – Gjatë dimrit në shtëpi apo ambiente të mbyllura ndezja e pajisjeve ngrohëse, zjarrit a sobave me dru është diçka normale. Nevoja për të qëndruar ngrohtë është një domosdoshmëri, por edhe me këtë nuk duhet ta teproni.

Nëse jeni nga ata persona që kaloni shumë kohë në ambiente të mbyllura,  ajrosni dhomën herë pas here, në këtë mënyrë ajri nuk thahet e rëndohet më shumë se sa duhet dhe lëkura juaj do të jetë gjithnjë plot shëndet.

Dushet e nxehta – Një dush i nxehtë është gjithçka që ju duhet për të kaluar të ftohtin, por kjo nuk është zgjidhja ideale për lëkurën, kur lëkura është në kontakt të vazhdueshëm me ujin e nxehtë e gjithë yndyra e shëndetshme që ndodhet në sipërfaqe përthahet.

Limitoni dushet në jo më shumë se 10 minuta, duke bërë kujdes me sfungjerët e ashpër për lëkurën, në këtë mënyrë do evitoni çdo dëm.

Pra, në dimër, përdorni ujë të vakët, bëni dushe të shkurtër dhe thajeni lëkurën me kujdes.

Kremrat zbutës – Është e rëndësishme të mbroni lëkurën në çdo stinë të vitit, teksa temperaturat janë në ekstremitete, ju duhet shumë ujë dhe shumë kremra mbrojtës për të përballuar të ftohtin. Përdorni kremra hidratues dhe mbrojtës, kryesisht për fytyrën e duart.

Pasi këto dy pjesë janë të ekspozuara, vendosni disa minuta pasi të keni bërë dush apo kur ndjeni se lëkura është më e thatë se zakonisht.

Qëndroni të hidratuar – Dimrit tendenca është të mos pini aq shumë ujë sa verës, në këtë rast uji është i domosdoshëm, edhe pse jashtë është ftohtë trupi dehidratohet njëjtë. Sidomos nëse qëndroni brenda ambiente të mbyllura e të ngrohta. Mos harroni të pini ujë.

Kujdes me veshjet – Veshjet shumë të leshta apo me material jo të mira si akriliku, mund të acarojnë lëkurën dhe ta bëjnë atë të duket më e thatë. Nëse vuani nga tharja e lëkurës është më mirë që të drejtoheni nga veshjet 100% pambuk.

Pastrimi i lëkurës – Kini parasysh që të mos përdorni sapunë, shampo apo kremra që kanë veprim të thellë pastrues e të ashpër për lëkurën. Në mënyrë që të mos eliminoni yndyrën e shëndetshme që trupit i duhet për të qëndruar i hidratuar. /UBT News/

Exit mobile version