Të jesh nënë është një epitet mjaft i bukur, por dhe më sfidue. Kur këtu shohet edhe karriera e suksesshme, shumë gra ndihen të mbingarkuara, e madje mërziten nëse nuk mund t’i bëjnë të dyja rolet si duhet.
Sot ne do të ju tregojmë disa mënyra të zgjuara dhe frymëzuese për të menaxhuar të dyja anët e jetës, pa u ndjerë e lodhur apo fajtore.
Prano që nuk je superheroinë – Gratë përpiqen të bëjnë gjithçka dhe të arrijnë perfeksionin në çdo rol. Për të qenë nënë e lumtur dhe profesioniste e suksesshme, është e rëndësishme të pranosh se nuk ke pse të bësh gjithçka vetë. Delego disa nga përgjegjësitë, kërko ndihmë nga partneri dhe familja. Mos harro, të kujdesesh për veten tënde është po aq e rëndësishme sa kujdesi për të tjerët.
Bëj një plan për prioritetet e tua – Ndarja e kohës mes karrierës dhe familjes është art më vete. Bëj listë të gjërave që janë më të rëndësishme në dy fushat. Vendos se cilat janë aktiviteteT më urgjente dhe cilat mund të bëhen më vonë. Mbaj mend se përparësitë ndryshojnë nga një javë në tjetrën e kjo është normale.
Përdor teknologjinë si mjet për të kursyer kohë – Një nga përfitimet e të qenit në epokë digjitale është mundësia për të punuar nga distanca me teknologjinë për të lehtësuar jetën. Përdor aplikacione për organizimin e detyrave ditore, ‘reminders’ për takimet, për të kursyer kohë e për të shmangur stresin.
Gjej balancën mes cilësisë dhe sasisë së kohës – Shumë nëna shqetësohen se nuk po kalojnë mjaftueshëm kohë me fëmijë. Por, është cilësia e kohës që kalon me ta që ka më shumë rëndësi. Kur je me fëmijët, përpiqu të jesh e pranishme dhe e përfshirë, pa shpërqendrime nga puna ose teknologjia.
Mbro kohën dhe energjinë tënde – Kufijtë janë të domosdoshëm për të mbrojtur kohën dhe energjinë tënde. Kur je në punë, përqendrohu e përpiqu të mos lejosh që përgjegjësitë familjare të ndikojnë gjatë orarit. Kur je me familjen, largohu nga punët e zyrës, duke krijuar ndarje të qartë mes dy jetëve.
Kujdesu për veten – Të marrësh kohë për veten nuk është egoizëm, por një investim për mirëqenien tënde fizike dhe mendore. Kujdesu për gjumin, ushqimin dhe shëndetin mendor. Një nënë dhe një profesioniste e lumtur është më e aftë të përballojë sfidat dhe të gjejë zgjidhje krijuese për problemet që has gjatë ditës.
Mos kërko të jesh e përsosur – Një nga mësimet më të vlefshme që mund të marrësh është se nuk ekziston përsosmëria. Prano që do të ketë ditë kur asgjë nuk shkon sipas planit dhe është në rregull. Prano që bën gabime në punë dhe prindërim. E rëndësishme është të mbash qasje pozitive, të mësosh nga përvoja. /UBT News/