UBT News

Ja gjërat që prindërit e fëmijëve të suksesshëm i bëjnë ndryshe

Prindërit e fëmijëve me arritje të larta ndajnë disa zakone të përbashkëta që i ndihmojnë të rrisin fëmijët e tyre, por rrallë flasin për to me zë të lartë.

Në vend që të ushtrojnë presion, ata udhëheqin me dashuri, ushqejnë kuriozitetin dhe i lejojnë fëmijët të eksplorojnë botën vetë. Ja çfarë i dallon ata nga të tjerët.

Në shtëpinë e tyre, optimizmi është themeli i gjithçkaje.

Suksesi fillon me besimin se suksesi është i mundur. Prindërit e tyre ngjallin optimizëm që në moshë të vogël. Pavarësisht rrethanave përçojnë mesazhin se çdo gjë është e mundur. Në shtëpinë e tyre, motoja është e qartë: Çfarëdo që ëndërroni dhe për të cilën përpiqeni, mund ta arrini, raporton The Times of India.

Ata e përshtatin motivimin me interesat e fëmijës

Prindër bëjnë gabimin duke u përpjekur t’i motivojnë fëmijët në të njëjtën mënyrë. Ata që rrisin fëmijë të suksesshëm e dinë se motivimi duhet të jetë personal. Në vend që të shtyjnë para qëllime të përgjithshme, i lidhin me atë që fëmija i pëlqen. Nëse një fëmijë i do filmat, tregojini se si matematika mund ta ndihmojë në menaxhimin e financave të një karriere të ardhshme si aktor. Personalizimi i motivimit është çelësi i motivimit të brendshëm.

Ato i lejojnë fëmijët të mësojnë përmes përvojës së tyre

Mësimi nuk ndodh vetëm në klasë, por çdo ditë, përmes lojës, eksplorimit dhe gabimeve të vogla. Prindërit e suksesshëm nuk i zgjidhin çdo problem fëmijës, por i japin hapësirën për të provuar vetë. Prindërit i rezistojnë dëshirës për t’i bërë gjërat të lehta sepse e dinë se sfidat janë ato që ndërtojnë vetëbesim dhe zgjuarsi.

Ata kultivojnë kuriozitet, jo vetëm zakone pune

Kurioziteti është një nga themelet më të rëndësishme të suksesit. Prindërit përqendrohen jo vetëm në punë të palodhur, dhe në zbulimin e botës me gëzim. Udhëtimet, librat, bisedat rreth pyetjeve të mëdha, të gjitha këto janë mënyra për të inkurajuar dashurinë për të mësuar. Në vend që dija të jetë një detyrim, ajo bëhet një aventurë.

Ata udhëheqin me dashuri, jo me presion

Në shtëpi nuk ka disiplinë ushtarake. Prindërit nuk veprojnë si trajnerë ose komandantë. Përkundrazi, janë të pranishëm, mbështetës dhe e lejojnë fëmijën të udhëheqë lojën. Ata nuk e detyrojnë, nuk urdhërojnë, nuk kontrollojnë, por janë aty kur nevojitet ndihmë. Është ky ekuilibër që i jep fëmijës sigurinë për të eksploruar, për të bërë gabime dhe për t’u rritur.

 

Exit mobile version