UBT News

Ja gabimet që bëni kur nisni dietën për rënie në peshë

Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elementë të rëndësishëm: mendësinë e duhur, aktivitetin fizik dhe një plan ushqimor që plotëson shumë nevoja të organizmit.

Në këtë artikull shpjegohen katër gabimet që bëni në nisjen e dietës, të cilët pengojnë suksesin e saj.

Zgjedhja e ushqimeve të lehta – Në ditët e sotme, tregjet janë të mbushura me produkte të ashtuquajtura të lehta që kanë pak kalori e janë gënjeshtare se mund të kenë më pak kalori por kjo nuk do të thotë se nuk kanë sheqer ose yndyrna.

P.sh lëngjet e gazuara që reklamohen si pa sheqer, padyshim që kanë sheqer, thjesht në forma të ndryshme. Për rënien nga pesha, hiqni dorë nga lëngjet dhe pini ujë. Një shembull tjetër është lëngu i portokallt. Ai është natyral ama në mungesë të fibrës është i gjithi sheqer.

Mosplotësimi i dëshirave të caktuara – Nëse i nënshtroheni një regjimi shtrëngues ushqimor, kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga llastimi i vetes. Nëse dieta ndalon të ëmblat e juve ju pëlqen çokollata, ju nuk do reshtni së menduari për të.  Kjo është e gabuar.

Nuk duhet të hiqni dorë nga çokollata, por të zgjidhni atë që ka sasinë më të madhe të kakaos në përmbajtjen e saj. Mjafton pak çokollatë në ditë dhe trupi dhe mendja do të jenë të kënaqur.

Uria e vazhdueshme – Gabimi i tretë që bëjnë njerëzit që janë në dietë është se qëndrojnë gjatë në kthetrat e urisë. Dieta nuk ka të bëjë me urinë por me shëndetin. Hani më shumë fruta, perime dhe ushqime natyrale, mos lini nivelin e kalorive në një minimum të rrezikshëm.

Nëse hani mbi 3 vakte në ditë, në sasitë e duhura dhe me ushqime të shëndetshme jo vetëm që nuk do ju marrë uria, por edhe do humbisni më shumë në peshë.

Mos merrni dieta në internet

Interneti është i tejmbushur me receta e dieta të ndryshme që premtojnë rënie të shpejtë nga pesha. Mos u gënjeni!  Jo çdo dietë bën për ju. Nëse dëshironi të ndryshoni regjimin ushqimor, bëjeni këtë me ndihmën e një eksperti. /UBT News/

Exit mobile version