Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës ka rënë për një cent. Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i benzinës 1.40 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.72 euro për litër.
Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
Pavarësisht zbritjes së dukshme të çmimit të derivateve të naftës në botë, çmimi i naftës në Kosovë gjatë javëve të fundit ka shënuar vlera rekorde.