UBT News

Ja arsyet që duhet të hani më shpesh brokoli

Brokoli është një anëtar i familjes së lakrës dhe ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Ka shumë arsye për ta integruar atë në regjimin tuaj ushqimor, por katër më të rëndësishmet janë:

Anti-inflamacion

Brokoli ka veti anti-inflamatore. Ai përmban kaempferol,  një flavonoid  që kujdeset për përgjigjen inflamatore të trupit. Brokoli përmban sulforafan, një përbërje që parandalon problemet muskulore e skeletore si artritit, ofron mbrojtje për personat me alergji dhe gjendje tjera inflamatore.  Kaempfroli është gjetur edhe në kushtërinjtë e bronkolit si lakra, edhe tek rrushi, luleshtrydhet dhe domatet.

Përmirëson tretjen

Brokoli ndihmon në ushqyerjen e shëndetshme pasi përmban fibra, përmban dy gram fibra për porcion dhe ka 30 kalori, që do të thotë se mund ta ndihmojë një person të ndihet i ngopur pas një vakti. Fibrat ndihmojnë trupin të largojë toksina dhe kimikatt e dëmshme duke vepruar si një ‘fshesë’ për to.  Për këtë arsye brokoli  ndihmon procesin e tretjes, duke parandaluar kapsllëkun dhe divertikulozën.

Shëndeti kardiovaskular

Zemra përfiton nga ngrënia e bronkolit, kjo perime aktivizon prodhimin e një kimikati të quajtur thioredoxin, i cili ndihmon parandalimin e dëmtimit të qelizave të zemrës. Kjo substancë është e dobishme në parandalimin e nekrozës së shpejtë të indeve për shkak të furnizimit të ulët me oksigjen. Brokoli përmban acid glutamik, një lloj aminoacidi që shoqërohet me reduktimin e presionit të lartë të gjakut.

Anti-kancer

Një tjetër veti e brokolit është aftësia për të luftuar kancerin. Kjo perime është burim i shkëlqyer i kimikateve të quajtura izithiocyanate, që ndihmojnë në prodhimin e substancave që shkaktojnë kancer. Studimet kanë treguar që brokoli ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit  të zorrës së trashë, kancerit të fshikëzës, kancerit të prostatës, kancerit të vezoreve dhe të gjirit.

Kjo perime ka gjasa të parandalojë kancerin e zorrës së trashë, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K. Brokoli duhet të gatuhet lehtë, për rreth tre deri në pesë minuta, në mënyrë që substancat e tij kancer-luftuese të mos shkatërrohen. /UBT News/

Exit mobile version