UBT News

Ja arsyet pse nuk duhet të flini kurrë me grim

Një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë shumë femra është fjetja pa e hequr grimin. Megjithëse mund të duket e lehtë dhe e shpejtë, kjo mund të ketë pasoja serioze për lëkurën.

Pastrimi i grimit para se të flini është hap i domosdoshëm në kujdesin për lëkurën, ka arsye të forta pse nuk duhet ta injoroni këtë rutinë.

Bllokimi i poreve – Grimi, përveç që ngjitet në sipërfaqen e lëkurës, bllokon poret. Kjo çon në akne, puçrra dhe irritime tjera të lëkurës, papastërtitë dhe vajrat mbeten të ngujuara në lëkurë gjatë natës. Heqja e grimit ndihmon në pastrimin e poreve dhe mban lëkurën të pastër.

Dëmtimi i kolagjenit dhe plakja e parakohshme – Grimi që mbetet mbi lëkurë për periudhë të gjatë shkakton dëmtime në strukturën e saj. Lëkura është më e ndjeshme natën, nëse nuk është e pastruar, grimi ndërhyn në rigjenerimin natyror të lëkurës, duke përshpejtuar plakjen dhe humbjen e elasticitetit.

Reagime alergjike dhe irritime – Një tjetër arsye për të hequr grimin është shmangia e reaksioneve alergjike. Lëkura e fytyrës është më e ndjeshme kur pushojmë, pa një pastrim të duhur, ndodhin reaksione si skuqje, kruajtje apo djegie, sidomos nëse përdoren produkte që përmbajnë kimikate ose ngjyra artificiale.

Rritja e rrezikut për infeksione – Grimi mban bakteret e papastërtitë në lëkurë. Gjatë natës, përhapen e shkaktojnë infeksione, përfshirë iritime të syve. Pastrimi është hap i thjeshtë, por i rëndësishëm për të ruajtur shëndetin e bukurinë e lëkurës.

Kjo ndihmon në parandalimin e problemeve të lëkurës e mban fytyrën e freskët, të pastër e të rinovuar. Për t’i dhënë lëkurës mundësinë të rigjenerohet dhe të duket më e shëndetshme, është e rëndësishme ta pastroni grimin para se të flini. /UBT News/

Exit mobile version