Vendosja e kufijve është thelbësore për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Por, sigurisht që të gjithëve na ka ndodhur në jetë që njerëzit rrotull nesh të mos i respektojnë ato. Çfarë të bëjmë atëherë?
Sipas psikologes klinike Bethany Ruby, vendosja e kufijve personalë është linja që vendosim në raport me nivelet e rehatisë. Por, ky është momenti për të kuptuar pse njerëzit nuk i respektojnë kufijtë tuaj qofshin ato fizik, psikologjik etj.
Ju u tregoni të tjerëve çfarë të ndryshojnë, jo atë që nevojitet – Kur vendosni kufij duhet të jeni të kujdesshëm. Mos harroni se përcaktimi i kufijve nuk përdoret për të ndryshuar të tjerët, por për të shprehur nevojat tuaja. Jini të qartë për to dhe kujtojuni të tjerëve se ku janë kufijtë tuaj.
Qeshni me nevojat tuaja – Nuk është çudi pse njerëzit nuk ju dëgjojnë kur qeshni ose kërkoni falje për kufijtë tuaj. Duhet të ndiheni të sigurt kur shprehni nevojat apo dëshirat tuaja, duke rritur vetëvlerësimin dhe jo vetëm.
Nuk merrni përgjegjësi për zbatimin e kufijve tuaj – Mos harroni se vendosja dhe mbajtja e kufijve është përgjegjësia juaj. Kjo lidhet me vendosjen e standardeve në jetë. Mos prisni deri në minutën e fundit për të përforcuar kufijtë. Bëni menjëherë kur dikush tenton t’i zhvendosë ato.
Më shumë kritikoni se flitni për kufijtë – E gjeni veten duke e humbur “fillin” e bisedës rrugës? Atëherë, sigurohuni mos të ndodhë. Para një bisede, shkruani pikat kryesore e vendosni një alarm. Lërini vetes disa minuta për të shpjeguar situatën përpara se të kaloni te pika kryesore.
Nuk interesoheni nëse njerëzit vërtet kanë interes për kufijtë tuaj – Nuk mund t’i detyroni njerëzit të respektojnë kufijtë tuaj, nëse vetë nuk i zbatoni dhe respektoni ato. Sigurohuni që të vendosni kufizime dhe pasoja kur bëhet fjalë për to.
Nuk u besoni instinkteve tuaja – Kur luftoni për të krijuar kufij, është thelbësore t’i krijoni ato kufij nga e para. Ju mund të kapeni pas idesë së zbatimit të kufijve, por çfarë ndodh nëse ato nuk përputhen me nevojat tuaja? Atëherë, besojini thjesht instinktit. /UBT News/