Shumica e njerëzve e urrejnë ditën e hënë duke menduar se kanë një javë të gjatë para dhe ideja se çdo mëngjes duhet të zgjohen për punë i lodh tej mase.
Por në fakt është krejt e kundërta. Nëse ju jeni i pasionuar pas punës që bëni mos u stresoni, sepse dita e hënë është një fillim i ri dhe i freskët për ju.
S’ka aspak rëndësi si kaloi java tjetër, këtë të hënë niseni mbarë!
Ja pesë gjërat që duhet të bësh çdo të hënë për një javë të mbarë e të suksesshme!
1. Mos fli gjumë deri në minutat e para kur duhet të jesh nisur tashmë për punë!
2. Të shkosh në punë më herët të hënën të bën të reflektosh në prioritetet e tua për javën dhe bën plane të reja!
3. Planifikoni takimet dhe aktivitet e javës! E hëna është koha e duhur për të caktuar oraret e takimeve që do të bëni gjatë javës, sepse kalendari nis pikërisht me këtë ditë. Mendo se kë do të takosh dhe përdor mëngjesin e së hënës për të nisur këto takime.
4. Mendoni se keni edhe shumë sfida dhe ky mendim do t’ju mbajë zgjuar gjatë gjithë kohës.
5. Shpenzoni kohën që ju duhet, çdo të hënë, për të menduar për problemet që duhen zgjidhur sa më shpejt.
Nëse ju praktikoni këto 5 këshilla, shumë shpejt do të zbuloni se e hëna është dita kur ju shikoni përpara, një ditë për vizione të reja dhe do të kuptoni se gjëra të bukura po ndodhin në jetën tuaj./dritare.net