Forcat e armatosura të Izaelit kanë njoftuar se ka patur eskalim konflikti me Hezbollahun.
Hezbollahu ka shkrepur një sërë predhash antitank nga Liban në drejtim të Izraelit, duke shënjestruar pozicionet ushtarake dhe ato civile, duke shkaktuar dëme, ka bërë të ditur sot zëdhënësi i IDF-së izraelite, Jonathan Conrius.
Ai shtoi sesi Hezbollahu ka tentuar të infiltrohet në Izrael por se një gjë e tillë është parandaluar nga IDF-ja.
“Ajo çfarë po bën tani Hezbollahu është se po tenton të fut në konflikt Liban nga i cili sigurisht se nuk do të ketë dobi”, shtoi Concrius.
Në anën tjetër Hezbollahu ka njoftuar mbrëmë se ka kryer gjashtë sulmet mbi pozicionet e ushtrisë izraelite përgjatë tërë kufirit të Libanit – duke përdorur raketa, mitraloz dhe minahedhës të kalibrit 57 mm.