UBT News

Izraelitët bllokojnë autostradat për të protestuar ndaj reformës gjyqësore

Demonstratat erdhën pasi koalicioni parlamentar i kryeministrit Benjamin Netanyahu dha miratimin fillestar për një projekt-ligj për të kufizuar kompetencat mbikëqyrëse të Gjykatës së Lartë. Kështu duke ecur përpara me ndryshimet e propozuara të diskutueshme, pavarësisht kundërshtimit të gjerë.

Legjislacioni është një nga disa projektligje të propozuara nga aleatët ultranacionalistë dhe ultra-ortodoksë të Netanyahut. Plani ka provokuar muaj protesta të vazhdueshme nga kundërshtarët që thonë se po e shtyn vendin drejt sundimit autoritar.

Aktivistët bënë thirrje për demonstrata masive mbarëkombëtare gjatë gjithë ditës, përfshirë protesta në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit që mund të pengojnë udhëtimin.

Të martën, 300 rezervistë nga njësia kibernetike e ushtrisë nënshkruan një letër duke thënë se nuk do të dilnin vullnetarë për shërbim, duke shpjeguar se qeveria ka demonstruar se “është e vendosur të shkatërrojë shtetin e Izraelit”.

“Aftësitë e ndjeshme kibernetike me potencial për t’u përdorur për të keqen nuk duhet t’i jepen një qeverie kriminale që po minon themelet e demokracisë”, thuhej në letër./UBTNews/

Exit mobile version