Izraeli është zotuar të vrasë Yahya Sinwar pasi u shpall lideri i ri i Hamasit, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, sipas “The Independent”.
Sinwar, organizatori i sulmeve të 7 tetorit – që shkaktuan luftën në Gazë – u emërua lideri i ri i grupit militant palestinez, pasi paraardhësi i tij u vra në një sulm të supozuar izraelit në Iran javën e kaluar, së bashku me komandantin e Hezbollahut Fuad Shukr, në Bejrut.
Ndërsa Teherani dhe Hezbollahu janë zotuar për hakmarrje, liderët botërorë po bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje në një përpjekje për të shmangur një luftë gjithëpërfshirëse rajonale.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden diskutoi dje me liderët e Egjiptit dhe Katarit – përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin dhe për një armëpushim të menjëhershëm dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve. /UBTNews/