Arkeologët në Izrael të dielën thanë se zbuluan një dhomë varrimi që daton që nga koha e faraonit egjiptian Ramses II.
Autoriteti antik i vendit tha se shpella, e cila është e mbushur me dhjetëra copa qeramike dhe artefakte bronzi, u gjet aksidentalisht në një plazh të njohur në Parkun Kombëtar Palmahim.
Një gërmues mekanik goditi çatinë e strukturës, duke ua mundësuar arkeologëve që përmes përdorimit të një shkalle të zbresin në shpellën katrore të krijuar nga njeriu.
Dhjetëra pjesë të qeramikës së paprekur dhe artefakte prej bronzi – përfshirë shigjetat dhe majat e shtizave – ishin vendosur në shpellë, pikërisht ashtu siç ishin rregulluar në ceremoninë e varrimit gjatë epokës së bronzit./UBTNews/